Apeli lë në fuqi vendimin e gjykatës Elbasanit, Dritan Dajti do të kryejë 25 vite burg
Gjykata e Apelit të Përgjithshëm le në fuqi vendimin e gjykatës Elbasanit, e cila bashkoi dy dënimet ndaj Dritan Dajtit, me 25 dhe 23 vite në një të vetëm me 25 vite heqje lirie.
Dajti u dënua për vrasjen e 4 efektivëve në 2009, për kapjen e tij në Durrës. Po kështu rezulton se Dajti është dënuar edhe për dy ngjarje, e para ka ndodhur në vitin 2004, me 20 vite burg për vrasjen e biznesmenit Agim Beqja.
Një vit më vonë gjatë procesit ndaj tij, ai u arratis nga ambientet e gjykatës së Tiranës, për këtë u dënua me 9 vite burg. 1 vit më vonë gjykata e Tiranës, pranoi bashkimin e dënimeve dhe vendosi për Dajtin 23 vite heqje lirie.
Ai ka mohuar akuzat dhe pasi u dënua me burgim të përjetshëm një trup gjykuese e përbërë nga gjyqtarë apelesh në rrethe, ulën dënimin e tij në 25 vite burg.
Në atë kohë nisi një hetim për 3 nga 5 gjyqtarët që votuan pro uljes së dënimit, por me ngritjen e SPAK, ishte ky institucion që vendosi pushim të hetimeve. Gjithashtu Apeli i përgjithshëm ka rrezuar një kërkesë të Dajtit që kërkonte ulje dënimi me 45 ditë për periudhën kohore 2019-2020./