BOTASTAR CHANNELTEKNOLOGJI

Aplikacioni që dominoi tregun e telekomunikacionit në vitet 2000, pas dy dekadash mbyllet Skype

Skype, shërbimi video-telefonik i Microsoft që në mes të viteve 2000 ishte mënyra dominuese për të qëndruar në kontakt me të afërmit në largësi do mbyllet.

VOTO SONDAZHIN DUKE KLIKUAR TABELËN POSHT 👇

Skype “nuk do të jetë më i disponueshëm” për t’u përdorur duke filluar nga maji, njoftoi Microsoft në X, duke u thënë përdoruesve se informacioni i llogarive të tyre mund të përdoret për Microsoft Teams në ditët e ardhshme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mbyllja e Skype vjen 14 vjet pasi Microsoft bleu shërbimin për 8.5 miliardë dollarë, që shënoi blerjen më të madhe të një kompanie në atë kohë. Microsoft e integroi shërbimin në produktet e tij të tjera, të tilla si Office dhe shërbimi i operatorit celular Windows Phone.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Popullariteti i Skype është zbehur vitet e fundit, pavarësisht se produkte të tjera të ngjashme si Zoom, Google Meet dhe Cisco webEx patën një rritje në përdorim. Skype gjithashtu është përballur me konkurrencë të shtuar gjatë dekadës së fundit nga aplikacione si FaceTime e Apple dhe WhatsApp e Meta. Plus, Microsoft ka investuar shumë në Teams, i cili ofron shërbim të njëjtë por më cilësor.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Skype u lançua në vitin 2003 në Estoni dhe u përhap shpejt si një mënyrë për të bërë telefonata falas në mbarë botën, një lloj revolucioni duke marrë parasysh se telefonatat ndërkombëtare në telefonat tradicionalë dikur ishin shumë të shtrenjta.

Shërbimi u përhap shpejt, duke bërë që eBay ta blejë atë në vitin 2005 për 2.6 miliardë dollarë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Megjithatë, partneriteti nuk funksionoi dhe eBay shiti 65% të aksioneve të tij në Skype një grupi investitorësh për 1.9 miliardë dollarë në 2009-ën përpara se Microsoft ta blinte atë në 2011.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button