AKTUALITETFIERI YNË TVFUTBOLL

Apolonia rikthen mesfushorin Altin Kananaj, ja mungesat kundër Kastriotit


Apolonia ka zbritur dje pasdite në stadiumin “Loni Papuçiu” për të zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Ekipi e ka nisur me një analizë të shkurtër dhe më pas ka vijuar përgatitjet, sipas programit të planifikuar nga trajneri Artan Mërgjyshi

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Seanca e zhvilluar në stadiumin “Loni Papuçiu” ka qenë e kombinuar. Për 30 minuta ekipi mori forcë në palestër e pas është puna u zhvendos për rreth 90 minuta në fushë. Skuadra punoi për akumulimin e forcës, kondicionin e duhur fizik, dhe në fund në aspektin tekniko-taktike. Për dyshen drejtuese Mërgjyshi-Shtrepi kishte të bënte më së shumti me rigjetjen e ritmit dhe rregullimin e të metave të shfaqura në seancat e mëparshme. 

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në Fier, e gjithë vëmendja është kthyer te ndeshja e parë në shtëpi me Kastriotin, që luhet nesër në orën 17:00. Klubi është angazhuar që stadiumi të jetë në kushte perfekte për ndeshjen e parë në shtëpi. Fusha është në gjendje të shkëlqyer dhe ky është një plus për të parë futboll të bukur ndaj krutanëve. Pas humbjes 1-0 në transfertë me Vorën, Apolonia kërkon tri pikët para tifozëve të saj.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

DËMTIMET- Vlen për t’u theksuar se grupi nuk ka qenë i plotë, pasi 3 lojtarë janë të dëmtuar. Mesa duket, mungesat do ta shoqërojnë Apoloninë edhe ndaj Kastriotit. Një nga dëmtimet që duket se do të kërkojë më shumë kohë për rikuperim, do të jetë ai i Erald Maksutit, pasi problemi në gjurin e djathtë do të zgjasë edhe për disa kohë. 

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Minimalisht pritet të mungojë për afro një muaj për t’u kthyer në stërvitje, çka do të thotë se me shumë gjasa për të qenë në fushën e lojës do t’i duhet deri në fund të shtatorit. Përveç tij, probleme kanë edhe mesfushori Abjel Bejzade, si dhe sulmuesi Kalice. Të dy po vuajnë tërheqjet muskulore. Megjithatë, ndaj Kastriotit tekniku Mërgjyshi do të ketë të gatshëm mesfushorin Mikael Rakipaj, i cili në seancat stërvitore ka marrë ngarkesën e duhur fizike.

KANANAJ- Apolonia vijon të ketë fytyra të reja në stërvitje, kryesisht lojtarë të rinj, të cilët do të kenë mundësitë më të mëdha për të luajtur. I fundit që është bashkuar me fierakët është mesfushori Altin Kananaj. Bëhet fjalë për djalin e shtëpisë, sepse është një lojtar që ka dalë nga akademia fierake. 

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Ai vjen në radhët e fierakëve nga skuadra e Lushnjës, ndërsa më herët ka luajtur me Tomorin, po në Kategorinë e Parë. 23-vjeçari luan çdo rol të mundshëm në mesfushë dhe shihet si një përforcim emergjent në skuadër, por mbetet për t’u parë nëse do të firmosë apo jo me Apoloninë. “Panorama Sport” mëson, se palët i kanë kryer bisedat e para, por më parë drejtuesit kanë vendosur që si mesfushori Altin Kananaj, por edhe ata që do të bëhen pjesë e Apolonisë, t’i nënshtrohen fillimisht fazës së testimit.

Largime me peshë

Po të shikosh hyrje-daljet tek Apolonia gjatë merkatos së verës, si numër duken në baraspeshë. Po t’i analizosh me detaje emrat, del se largimet kanë pasur peshë te fierakët, pasi bëhet fjalë për titullarë të ekipit. I fundit u finalizua dje, Mateo Shanaj, i cili u transferua te Partizani. Të larguarit nga Apolonia në këtë merkato janë: Romeo Harizaj, Stefano Omeri, Kevin Odongo, Levis Shivaçi, Abubakar Nasir, Henri Bega, Klark Kalus, Mateo Shanaj.

/Nga Hilmi Saliu

Related Articles

Back to top button