Arber Hitaj zgjidhet President i Shoqatës së Gazetarëve Europianë, i cili përfaqëson qindra gazetarë nga 20 vende të Europës.
Me një vendim unanim të Asamblesë së 62-të të Shoqatës së Gazetarëve Europianë, e mbajtur në Romë, Arbër Hitaj është zgjedhur President i ri i kësaj organizate prestigjioze. Ky është një moment historik, pasi është hera e parë që një gazetar shqiptar merr drejtimin e një prej shoqatave më të vjetra europiane të medias, e cila përfaqëson qindra gazetarë nga 20 vende të Europës.
“Është një kënaqësi e madhe personale dhe një vlerësim për Shqipërinë dhe për punën tonë për të mbrojtur gazetarët,” shprehet Hitaj në një postim zyrtar. Ai falënderoi miqtë ndërkombëtarë për besimin dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së lirisë së medias, duke e krahasuar këtë sfidë me një maratonë që kërkon hapa të sigurt dhe të përditshëm.
Me këtë rast, Shoqata e Gazetarëve Europianë, dega Fier, ka uruar z. Hitaj për sukseset e mëtejshme në këtë detyrë të rëndësishme.