Ariana Grande dhe Cynthia Erivo përjashtohen nga Oscar 2026

Nominimet për Çmimet Oscar 2026 u shpallën të enjten, me filmat “Sinners” dhe “One Battle After Another” që kryesuan listën me numrin më të madh të nominimeve.
Edhe “Sentimental Value”, “Frankenstein”, “Marty Supreme” dhe “Hamnet” arritën të sigurojnë disa nominime të rëndësishme. Në kategoritë e aktrimit, Akademia vlerësoi performancat e Timothée Chalamet, Leonardo DiCaprio, Rose Byrne, Jacob Elordi, Jessie Buckley, Elle Fanning dhe Kate Hudson.
Megjithatë, Oscar 2026 solli edhe zhgënjime të mëdha. Lista e mungesave përfshin emra të njohur të Hollywood-it, përfshirë Ariana Grande dhe Cynthia Erivo, të cilat vitin e kaluar ishin nominuar për filmin “Wicked”.
Në mënyrë surprizuese, vazhdimi “Wicked: For Good” nuk mori asnjë nominim këtë vit. Nga ana tjetër, ceremonia solli edhe surpriza pozitive, si nominimi i Kate Hudson, i pari për të që nga interpretimi i saj në filmin “Almost Famous” në vitin 2000.
Ceremonia e 98-të e ndarjes së Çmimeve Oscar do të mbahet të dielën, më 15 mars, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në ABC, me Conan O’Brien si moderator.




