KRONIKËSTAR CHANNEL

Arratiset nga spitali i Durrësit i burgosuri me rrezikshmëri të lartë Altin Ndoci, përleshje me policinë dhe dyshime për plan të organizuar

Altin Ndoci, një i burgosur me rrezikshmëri të lartë shoqërore, është arratisur nga pavijoni i Infektivit në Spitalin Rajonal të Durrësit, ku ndodhej i shtruar për trajtim shëndetësor.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve paraprake, Ndoci është përfshirë në një përleshje fizike me efektivët e policisë që e shoqëronin. Dyshohet se ai ka goditur me grusht një nga efektivët që ndodhej në dhomë me të dhe më pas ka përfituar nga situata për t’u larguar me shpejtësi nga ambientet e spitalit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Burime policore bëjnë me dije se i arratisuri është larguar me një automjet tip Audi, ngjyrë e bardhë, i cili e priste në një parkim pranë spitalit, çka forcon dyshimet për një arratisje të mirëorganizuar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë ndjekjes, një nga efektivët e policisë ka qëlluar vetëm një herë me armë zjarri. Predha e plumbit është gjetur në vendngjarje, ndërsa gëzhoja jo.

Reklama në FieriWeb

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, autoritetet kanë marrë masa administrative, duke pezulluar nga detyra zinxhirin komandues të Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) Durrës.

Ndërkohë, policia vijon kërkimet intensive për lokalizimin dhe kapjen e Altin Ndocit, ndërsa hetimet po thellohen për të zbardhur të gjithë rrethanat e arratisjes.

Related Articles

Back to top button