KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestime dhe procedime penale në Fier, Divjakë, Lushnjë dhe Mallakastër – dhunë në familje, kanosje dhe shkelje të qarkullimit rrugor

Fier, 4 Prill 2025 – Policia e Fierit ka kryer një sërë veprimesh ligjore në lidhje me ngjarje të ndodhura ditët e fundit në disa bashki të qarkut. Arrestime në flagrancë, referim materialesh në Prokurori dhe nisje procedimesh penale janë ndër masat e marra për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarive të paligjshme.

Reklama në FieriWeb

Në Divjakë, shërbimet e Komisariatit të Policisë arrestuan në flagrancë shtetasin E. Q., 37 vjeç, pasi goditi me grushte kushëririn e tij dhe i shkaktoi dëme materiale dyqanit të tij.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Ndërkohë në Fier, u arrestua shtetasi R. M., 30 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj xhaxhait të tij, duke e goditur me grushte dhe me një send të fortë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Po në Fier, janë referuar materialet në Prokurori për nisjen e procedimit penal ndaj shtetasve B. H., 51 vjeç dhe F. N., 32 vjeç, të dy banues në Roskovec, të cilët dyshohet se kanë kanosur një 37-vjeçar, për motive të dobëta.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në Lushnjë, ka nisur procedimi penal për shtetasin A. K., 74 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj vëllait të tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor kanë referuar materialet në Prokurori për dy 16-vjeçarë, të cilët u kapën duke drejtuar automjete pa leje drejtimi.

Ndërsa në Mallakastër, Policia ka nisur procedurat për vlerësimin e rrethanave të një ngjarjeje tragjike: Shtetasja T. Z., 88 vjeçe, është gjetur e vetëvarur në oborrin e banesës së saj në fshatin Usojë. Sipas të dhënave paraprake, ajo vuante nga depresioni.

Materialet procedurale për të gjitha rastet janë referuar Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button