KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestime në Berat për dhunë në familje, drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit dhe lëndë narkotike

Drejtoria Vendore e Policisë Berat ka realizuar disa arrestime dhe ka nisur procedime penale për individë të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Një nga ngjarjet e rënda ka ndodhur në fshatin Kamçisht, Berat, ku specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit arrestuan në flagrancë shtetasen P. Sh., 42 vjeçe, pasi ka goditur me thikë bashkëjetuesen e ish-bashkëshortit të saj, shtetasen B. I., 41 vjeçe. Ky incident vjen pas një procedimi penal të nisur dy ditë më parë ndaj B. I., e cila dyshohet për ushtrim dhune fizike ndaj djalit të bashkëjetuesit të saj, që është gjithashtu djali i P. Sh.

Po në Berat, specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor arrestuan shtetasin Ë. M., 42 vjeç, pasi ai u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit.

Ndërkohë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë nisur procedimin penal në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 32 vjeç, i cili u kap në lagjen “Barikadë” me një sasi të vogël lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua si provë materiale.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Materialet për të tre ngjarjet janë dërguar në Prokurorinë e Beratit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button