KRONIKË

Arrestimi i Ibrahim Licit në Turqi, Policia e Shtetit informacion zyrtar


Policia e Shtetit ka reaguar përmes një njoftimi zyrtar lidhur me arrestimin e shumëkërkuarit të drejtësisë, Ibrahim Lici.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Blutë bëjnë me dije se në kuadër të operacionit të koduar “Jehona”, i cili u finalizua falë bashkëpunimit të ngushtë të Policisë së Shtetit me autoritetet policore turke u bë i mundur arrestimit i 51-vjeçarit, Ibrahim Lici i cili akuzohet për vrasjen e Endri Mustafës më 17 maj të 2021 në Shkodër.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia e Shkodrës, si rezultat i punës së pandërprerë për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, siguruan informacione se Lici fshihej në Turqi. Më tej, struktura të specializuara të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (Interpol Tirana) e kanë shkëmbyer menjëherë këtë informacion dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me autoritetet policore të Turqisë, për kapjen e këtij shtetasi. Policia e Turqisë ka vënë në pranga Licin me qëllim ekstradimin e tij drejt Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Lici akuzohet për veprat penale “Vrasjes me paramendim” kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit”.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Prej muajit Maj 2021, Lici rezulton të jetë shpallur në kërkim nga policia, si i autor i dyshuar i vrasjes së Mustafës, ngjarje kjo e ndodhur në zonën “Livadhe” në Shkodër.

Akuzat ndaj tij u ngritën pas dëshmisë së 15 vjeçarit, Ergys Malja. Fillimisht Malja, ka treguar se ishte ai që kishte nxjerrë nga shtëpia Endri Mustafën dhe së bashku ishin drejtuar në zonën e quajtur “Gropat e Eskavatorit”. Sipas 15-vjeçarit, papritur i ka dalë në rrugë, Ibrahim Lici me një motor, i cili e ka qëlluar me pistoletë, Endri Mustafën, duke e lënë të vdekur në vend. Ndërsa vetë i mituri Ergys Malja, ka treguar se është larguar me vrap duke mundur të shpëtojë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Vetëm një javë pas krimit të rëndë, policia arrestoi Ergys Maljan si bashkëpunëtor në këtë vrasje. Fillimisht Malja, u dënua me 24 vite burgim nga gjykata e Shkodrës, por për shkak të moshës së mitur, dënimi i tij u reduktuar, duke u dënuar përfundimisht me 12 vjet heqje lirie. Lici nga arratia  ka mohuar të gjitha akuzat, madje ai ka  pretenduar e ditën e ngjarjes ka qenë në Tiranë në shoqërinë e shokëve dhe një vajze. Ibrahim Lici ka qenë një nga 5 personat më të kërkuar nga policia në Shqipëri.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Si rezultat i inteligjencës policore të siguruar nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër dhe nga struktura të tjera të specializuara të Policisë së Shtetit, si dhe i shkëmbimit në kohë reale të informacionit me autoritetet policore turke, finalizohet operacioni policor i koduar “Jehona”.

Operacioni, nga Policia e Turqisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në koordinimin e Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, në drejtimin e SPAK.

Kapet në Turqi dhe vihet në pranga me qëllim ekstradimin, një 51-vjeçar i shumëkërkuar për vrasje.

Strukturat vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i punës së pandërprerë për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë siguruar informacion se shtetasi i shumëkërkuar I. L. fshihej në Turqi. Më tej, struktura të specializuara të Departamentit të Policisë Kriminale dhe Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare (Interpol Tirana) e kanë shkëmbyer menjëherë këtë informacion dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me autoritetet policore të Turqisë, për kapjen e këtij shtetasi.

Si rezultat i shkëmbimit të informacionit në kohë reale, ndjekjes dhe koordinimit të veprimeve, Policia turke ka finalizuar operacionin policor të koduar “Jehona”, gjatë të cilit është kapur dhe vënë në pranga shtetasi i shumëkërkuar I. L., 51 vjeç.

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, në vitin 2021, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për vepat penale “Vrasja me paramendim” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhim i armeve shpërthyese dhe municionit”, pasi më datë 15.05.2021, dyshohet ka vrarë me armë zjarri pistoletë, shtetasin E. M.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, vijon punën për ekstradimin e të shumëkërkuarit, drejt Shqipërisë.

Related Articles

Back to top button