AKTUALITET

Arrestimi i ish Presidentit/ Xhixho kërcënon ministrin Hoxha: Na jepni emrat e efektivëve që arrestuan Metën…


Erisa Xhixho ka kërcënuar ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha me kallëzim penal.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ajo u shpreh se sot përfundon afati për përgjigjen ndaj një kërkese për informacion në lidhje me emrat e efektivëve të cilët pranuan të kryejnë detyrën e arrestimit të presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta, në atë formë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ajo u shpreh se me prangosjen e Metës u tentua t’i jepej mesazh opozitës që të “mbyllë gojën”, por se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Ministri i Brendshëm kur unë dhe kolegët e mi ishim në ambientet e Kuvendit ka urdhëruar FSNSH për të ndërhyrë dhe rrethuar deputetët e opozitës.
Ju dukem unë e rrezikshme?
Ministër i Brendshëm ju kemi dërguar një letër për trajtimin denigrues të bërë ndaj ish-presidentit Meta me urdhër të Edi Ramës. Ju jeni përgjegjës për atë trajtim çnjerëzor të një personi që nuk i është shmangur në asnjë moment drejtësisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Policët me maska duhej t’i thonin vendimin e gjykatës dhe shkakun e arrestit, të drejtat e tij kushtetuese dhe të drejtën për avokat. Këtë të drejtë e ka çdo qytetar. Ju keni urdhëruar policët me maska të bëjnë atë trajtim.

Nëse ende nuk e keni lexuar kërkesën po jua kujtoj unë. Kërkojmë kush janë personat, emrat e policëve me kapuç që kanë marrë përsipër të kryejnë atë pengmarrje politike. Nga ana tjetër kërkojmë kush ka urdhëruar dhe udhëhequr operacionin kriminal. Sot është data finale kur mbaron afati

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Përgatituni për kallëzim penal nëse nuk ktheni përgjigje! Mesazhi që dhatë me arrestimin e Metës ishte për t’i mbyllur gojën opozitës. Por harrojeni që mund t’i mbyllni gojën opozitës dhe qytetarëve”, u shpreh ajo.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button