AKTUALITET

Arrestimi i Metës, SPAK: Lobimi në SHBA kur ishte kryetar i LSI, mbi 463 mijë dollarë të padeklaruara


SPAK ka dalë në njoftim zyrtar pas arrestimit të Ilir Meta.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një nga akuzat që rëndon ndaj ish-presidentit është dhe ajo që lobim në SHBA dhe mos deklarim të pagesave të bëra ndaj kompanisë që kishte lidhur kontratë, në kohën kur ishte kryetar i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Konkretisht SPAK, sqaron:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”


Përgjatë periudhës 2016-2017, I. M. me cilësinë e Kryetarit të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, ka lidhur dhe ekzekutuar kontrata për shërbim konsulence dhe lobimi me kompanitë Global Security and Inovative Solution LLC dhe  Grupi McKeon Inc në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nga hetimi rezulton se një pjesë e financimit të kontratave është bërë me transferta bankare nga llogaritë e subjektit politik, Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që shuma prej 463.546,26 USD nuk është transferuar nga llogaritë bankare të këtij subjekti politik.

Po kështu rezulton se kjo shumë monetare, e cila nuk është transferuar nga llogaritë bankare të  forcës politike nuk është pasqyruar në bilancet e subjektit politik Lëvizja Socialiste për Integrim, të depozituara pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button