AKTUALITETKRONIKË

Arrestohen babë e bir për vrasjen e kryeplakut në Memaliaj, e paqartë lidhja mes tyre


Kanë ndryshuar rrethanat e ngjarjes kriminale për vrasjen e kryeplakut të fshatit Zhapokike të Memaliaj, Faik Ajdini, i cili u gjend i pajetë buzë një përroi që lidhet me lumin Vjosa

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Policia e Gjirokastrës, thotë se ka mundur të arrestojë shtetasit Skënder dhe Bledar Ajdini, babë e bir.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Dhe ajo që vihet re është se si viktima ashtu edhe dy autorët e vrasjes mbajnë të njëjtin mbiemër, ndërsa në njoftimin e saj policia nuk bën me dije motivet e kësaj vrasjeje.

Reklama në FieriWeb - “CALABRIA”

NJOFTIMI I POLICISË

Reklama në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Vijojnë intensivisht hetimet për të zbardhur vrasjen e shtetasit F. A, si dhe për të dokumentuar me prova ligjore e nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të gjithë personat e implikuar në këtë rast.

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor dhe të drejtuara nga Prokuroria e Gjirokastrës me prokurorin e çështjes Bledar Bala, vihen në pranga 2 shtetas, babë e bir.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Njëri nga të arrestuarit, bashkëpunëtor për kryerjen e vrasjes, ndërsa djali i tij ka përkrahur autorin e krimit.

Ndërkaq, vijon intensivisht puna për vënien në pranga të autorit tjetër të vrasjes, i cili u identifikua që dje nga Policia, por për shkak të sekretit hetimor, nuk bëhen të ditura gjenealitetet e tij.

Në vijim të veprimeve profesionale dhe të shpejta hetimore, të kryera nga një grup i posaçëm hetimor, menjëherë pas gjetjes së trupit të pajetë të shtetasit F. A., 72 vjeç, rreth orës 06:40, të datës 20.08.2024, në përroin e fshatit Zhapokikë, shtetas i cili dyshohet se është vrarë me mjet prerës, Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasit:

-S. A., 71 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë 2, për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer në bashkëpunim, “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”;

-B. A., 43 vjeç, banues në fshatin Zhapokikë 2, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 71-vjeçari ka organizuar dhe ka qenë aktiv në bashkëpunim me autorin tjetër në vrasje si dhe ka ndihmuar autorin e vrasjes, duke i siguruar kushte për të kryer këtë krim, ndërsa 43-vjeçari, duke mos kallëzuar këtë krim për të cilin dyshohet se kishte dijeni, ka përkrahur autorin.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button