Arrestohen dy shtetas në Fier për vjedhjen e 3 dyqaneve në lagjje të ndryshme të Qytetit.

Policia e Fierit ka arrestuar dy shtetas, Arjet Bakalli, 38 vjeç, dhe Besmir Beqiraj, 35 vjeç, të dy banues në Fier, për kryerjen e veprës penale “Vjedhja” në bashkëpunim. Ata dyshohet se janë autorët e disa vjedhjeve të kryera në dyqane në lagje të ndryshme të qytetit gjatë dy ditëve të fundit.
Në vijim të hetimeve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të tre qytetarëve, kanë mundësuar identifikimin dhe arrestimin e autorëve.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e mundshme të vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.
Njoftim i Policisë Fier:
Gjatë 2 ditëve të fundit, vodhën shuma parash, në 3 dyqane në Fier, identifikohen dhe vihen në pranga 2 shtetas.
Dy shtetasit, me precedent për këtë krim.
Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimeve të 3 qytetarëve, për vjedhje në bizneset e tyre, në lagje të ndryshme të qytetit të Fierit, më datë 12.03.2025 dhe më datë 11.03.2025, shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë mundësuar identifikimin dhe vënien në pranga të autorëve të dyshuar të këtyre rasteve.
Konkretisht, janë vënë në pranga, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, shtetasit A. B., 38 vjeç dhe B. B., 35 vjeç, të dy banues në Fier. Gjithashtu, vijojnë hetimet për të zbardhur vjedhje të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.