KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestohet 34-vjeçari që shkaktoi aksidentin me viktimë në Strum; procedime edhe për dy raste të tjera në Lushnjë dhe Divjakë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka dhënë detaje të reja lidhur me aksidentin e një dite më parë në fshatin Strum, ku humbi jetën 55-vjeçari G. Xh. Si rezultat i veprimeve procedurale, është arrestuar në flagrancë drejtuesi i automjetit, shtetasi J. T., 34 vjeç, banues në fshatin Kurjan, i dyshuar për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndërkohë, në Lushnjë, specialistët për Hetimin e Krimeve kanë nisur procedim në gjendje të lirë ndaj shtetasit G. T., 51 vjeç, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me vetëgjyqësi çelësin e një objekti privat, duke pretenduar se i përket atij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në një tjetër rast, Komisariati i Policisë Divjakë ka referuar materialet në Prokurori për vlerësim, pasi dyshohet se 21-vjeçari E. B., banues në Çermë Sektor dhe me probleme të shëndetit mendor, është vetëhelmuar, çka ka sjellë humbjen e jetës.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ndërkaq, në Komisariatin e Policisë Fier është paraqitur shtetasi M. A., i cili ka raportuar humbjen e kontakteve me djalin e tij, 43-vjeçarin E. A., i larguar drejt Kroacisë tre muaj më parë. Policia po punon për gjetjen e tij.

Reklama në FieriWeb

Materialet procedurale i janë përcjellë Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button