Arrestohet 35-vjeçari në Dhërmi, kapen 100 doza kokaine gjatë operacionit “Tempulli 3”
DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 30”, arrestohet një 35-vjeçar që shiste doza të lëndëve narkotike.
Sekuestrohen rreth 100 doza kokaine, shumë e konsiderueshme parash, një automjet, një celular, një peshore elektronike dhe qese për ambalazhimin e dozave të lëndës narkotike.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Vlorë, në kuadër të veprimeve intensive operacionale të megaoperacionit antidrogë mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, pas informacioneve të marra në rrugë operative për një shtetas që posedonte lëndë narkotike dhe i shitste ato kryeshisht në lokalet e natës, në Dhërmi, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Parts 30”.
Si rezultat, u arrestua në flagrancë shtetasi K. D., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit në dhomën e hotelit, ku qëndronte ky shtetas, në Dhërmi, shërbimet e Policisë gjetën rreth 100 doza kokaine, 31 000 lekë, 100 paund dhe 215 euro, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, të cilat u sekuestruan së bashku me një celular, një peshore elektronike, qese për ambalazhimin e dozave të lëndës narkotike dhe një automjet tip “Volkswagen”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.