Arrestohet 36 vjeçari shqiptar në Greqi, akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e partneres së tij
Një 36 vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi pasi abuzonte seksualisht me vajzën e partneres së tij. Ndaj tij rëndojnë akuzat për përdhunim dhe akte seksuale me të mitur. Sipas policisë, 36-vjeçari dyshohet se nga viti 2013 ka abuzuar me vajzën të partneres së tij 50-vjeçare, po ashtu me kombësi shqiptare.
25 vjeçarja ka dëshmuar se deri në moshën 18 vjeçare e ka rrahur, por më pas ka vazhduar ta përdhunojë, më shumë se një herë. Gjithçka ka ndodhur në shtëpinë ku jetonte e reja me njerkun dhe nënën e saj 50-vjeçare. Pas një kontrolli në banesën e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi kanabis, armë dhe 4 thika.
Ndaj 36-vjeçarit u ngrit një dosje dhe u referua para drejtësisë me akuzat për përdhunim, marrëdhënie seksuale me të mitur, shkelje të legjislacionit për të dhënat personale, për armët dhe drogën. Ndaj nënës së vajzës u procedua edhe për shkelje të legjislacionit për armët