KRONIKËSTAR CHANNEL
Arrestohet drejtuesi i mjetit pas aksidentit me pasojë vdekjen në aksin Fier–Lushnjë

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se, në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për aksidentin rrugor në aksin “Fier–Lushnjë”, ku humbi jetën shtetasi S. M., 73 vjeç, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar drejtuesin e automjetit.
Në pranga është vënë shtetasi G. Sh., 52 vjeç, banues në Fier, i cili drejtonte mjetin e përfshirë në aksidentin me pasojë vdekjen e këmbësorit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.




