KRONIKËSTAR CHANNEL

U kap me kokainë, arrestohet Ergys Isufi, kandidat i “Nisma Shqipëria Bëhet” në Sarandë

Sarandë – Vetëm katër ditë para zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Ergys Isufi, kandidat i koalicionit “Shqipëria Bëhet” të drejtuar nga Adriatik Lapaj, është arrestuar nga Policia e Sarandës pasi u kap në flagrancë me lëndë narkotike, kokainë.

Sipas burimeve, Isufi fillimisht ka tentuar të largohet, por është neutralizuar nga forcat e rendit. Policia ka ndërmarrë menjëherë një kontroll në banesën e tij në qytetin bregdetar, ku dyshohet se po kërkohet për prova të tjera.

Ngjarja ka krijuar jehonë të menjëhershme, për shkak të faktit se Isufi është kandidat në listën e hapur për deputet në qarkun e Sarandës, në një moment kritik të fushatës elektorale.

Hetimet po vijojnë, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga koalicioni “Shqipëria Bëhet” apo nga vetë Adriatik Lapaj.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”
Screenshot

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button