KRONIKËSTAR CHANNEL
Arrestohet Jurgen Neza, një nga personat që rrëmbyen ndërtuesin Florjan Sula

Policia ka arrestuar Jurgen Nezën, i cili bashkë me vëllain dhe kushëririn e tij u hoqën si agjentë të BKH-së për të rrëmbyer ndërtuesin Florjan Sula, pranë zonës se 21 dhjetorit dhe e dërguan në një magazinë në Xhafzotaj te Durrësit duke e dhunuar.
Gjatë pengmarrjes në një subjekt privat, autorët ushtruan dhunë ndaj 32-vjeçarit dhe i kërkuan një shumë prej 1 milion eurosh.
Sipas deklarimeve nga ana e vëllezërve Neza pretendohej se Sula iu kishte borxh një shumë parash.
Tashmë të tre personat e përfshirë në ngjarje ndodhen pas hekurave.




