KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestohet në Kolumbi tropojani i akuzuar nga GJKKO si pjesëtar i një organizate për trafikim të armëve

Policia e Shtetit njofton finalizimin e një operacioni të përbashkët me partnerët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Gjatë operacionit policor të koduar “Kartagjena”, u kap shtetasi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar Almir Gjidiaj, 33 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Operacioni i koduar “Kartagjena”, rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, për vendndodhjen e një të kërkuari nga drejtësia shqiptare.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kapet nga Policia kolumbiane, në qytetin e Kartagjenës, 33-vjeçari nga Tropoja, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, i akuzuar nga GJKKO, si pjesëtar i një organizatë kriminale për trafikim të armëve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera mes strukturave të Policisë së Shtetit dhe atyre të Kolumbisë, nëpërmjet Interpol Tiranës, në kuadër të operacionit policor “Kartagjena”, është lokalizuar, kapur dhe ndaluar në qytetin e Kartagjenës, nga Policia kolumbiane, shtetasi A. Gj., 33 vjeç, lindur në Tropojë. 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, e akuzon si pjesëtar të një organizate kriminale për trafikimin e armëve. Roli i tij kryesor ishte të drejtonte logjistikën dhe transportin për shitjen e armëve të zjarrit me rreze të mesme dhe të gjatë në tregun e zi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet kolumbiane, do të kryejë procedurat për ekstradimin e shtetasit A. Gj., në Shqipëri”,njofton Policia e Shtetit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button