KRONIKËSTAR CHANNEL
Arrestohet një 44-vjeçar në Lushnjë për dhunë ndaj nënës, tre të tjerë procedohen në Fier

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin P. H., 44 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Gjithashtu, në Fier janë proceduar penalisht në gjendje të lirë tre shtetas:
- E. L., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;
- A. A., 63 vjeç, banues në Cakran, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka kanosur një shtetas 57 vjeç;
- A. J., 59 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka goditur me grushte një 19-vjeçar.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.




