Arrestohet një nga autorët e dyshuar të ngjarjes në Astir ku një vajzë tha se u mbajt peng
Policia e Tiranës ka arrestuar një nga personat e përfshirë në mbajtjen e mbyllur të një vajze 21-vjeçare në një apartament në zonën e Astirit, ngjarje e ndodhur më 9 janar të këtij viti.
Në pranga ka rënë Ermal Binjaku, 36 vjeç, banues në Tiranë, i njohur si person me precedentë penalë.
Sipas policisë, Binjaku, në bashkëpunim me persona të tjerë të shpallur në kërkim, mbajti të mbyllur 21-vjeçaren Sajma Qordja, në një apartament.
Për të shpëtuar vajzën, e cila ksihte njoftuar edhe familjartë se po mbahej kundër vullnetit të saj dhe ishte dhunuar, policia hyri nga ballkani duek zbritur me litarë, pasi ajo refuzonte të hapte derën.
Pas ndërhyrjes u zbulua se apartamenti ishte marrë me qira ditore nga Joni Sadikaj, i dyshuari kryesor dhe i dashuri i vajzës, ku së bashku me disa të rinj kishin festuar natën duke konsumuar alkool dhe kokainë.
Ndërkohë gjatë kontrollit në një tjetër apartament të marrë me qira po nga këta të rinj u gjetën armë zjarri dhe lëndë narkotike.
36-vjeçari i arrestuar, Ermal Binjaku nuk është emër i panjohur për policinë, pasi më herët ka qenë i dënuar për sigurim kushtesh në një vrasje në Fier në vitin 2016 dhe është arrestuar në korrik 2023 për bashkëpunim me persona në kërkim.
Ndërkohë, policia po vijon kërkimet për arrestimin e Sadikajt dhe katër të tjerëve: Skerdi Sina, Arnold Jaho, Ogert dhe Anduen Alia.