KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestohet shoferi i ambulancës që shkaktoi aksidentin në aksin Fier–Lushnje me katër të plagosur

Fier – Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë shoferin e një autoambulance, shtetasin J. T., 64 vjeç, banues në Skrapar, i cili u përfshi në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur në aksin Fier–Lushnje, në kryqëzimin e Vajkanit.

Autoambulanca që ai drejtonte u përplas me një kamion, duke lënë të plagosur katër persona: pacientin G. Z., 38 vjeç, babain e tij E. Z., 74 vjeç, punonjësin e Policisë H. B., 54 vjeç, dhe infermierin T. M.. Të lënduarit u transportuan në Spitalin Rajonal Fier dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button