KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestohet shoferi që shkaktoi aksidentin e djeshëm në Kraps, Fier

Drejtoria Vendore e Policisë Fier njofton se specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin I. Sh., 44 vjeç, banues në Fier, pas një aksidenti të ndodhur dje në fshatin Kraps.

Automjeti që ai drejtonte, në gjendje të dehur, përplasi një tjetër makinë të drejtuar nga E. A., 31 vjeç. Si pasojë, u dëmtuan vetë 31-vjeçari dhe një pasagjere që ndodhej me të, të cilët po marrin kujdesin mjekësor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button