KRONIKËRAJONI

Arrestohet shqiptari në Greqi, abuzoi seksualisht për 7 vite me vajzën e partneres


Një tjetër ngjarje tronditëse është shënuar në Greqi, ku është arrestuar një 56-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet se ka përdhunuar për disa vite një vajzë të mitur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në pranga ka rënë Kozma Dhimitër Papa, i cili akuzohet se ka përdhunuar një vajzë të mitur që kur ajo ishte  8 vjeçe, ndërsa kishte një lidhje intime me nënën e vajzës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

56-vjeçari i cili jetonte në një lagje të Athinës kishte nisur fillimisht bisedën përmes apliakcioneve online me të miturën, ndërsa më pas kishte abuzuar me të seksualisht. Madje në telefonin e shqiptarit janë gjetur dhe foto intime të vajzës, e cila tani është 16 vjeçe.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Vajza në praninë e psikologeve ka treguar se ka kryer marrëdhine me shqiptarin që në moshën 8 vjeç, dhe është abuzuar seksualisht për vite me radhë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ajo tha se nuk ka pasur guximin ta denonconte pasi kishte frikë për sigurinë e saj dhe të nënës së saj. 56-vjeçari u lokalizua mëngjesin e së shtunës në zonën e Patisias, pas kontrolleve të punonjësve të policisë së NënDrejtorisë për Mbrojtjen e të Miturve dhe më pas u arrestua.

“Nga hetimet rezultoi se 56-vjeçari, të paktën gjatë 7 viteve të fundit, kryente akte seksuale ndaj një të miture, duke përfituar nga shoqërimi që kishte krijuar me nënën e saj, ndërsa në Në të njëjtën kohë, përmes aplikacioneve online, ai kishte siguruar nga viktima materiale fotografike, përmbajtje pornografike.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Në kontrollin e kryer në shtëpinë e 56-vjeçarit, u gjetën dhe u konfiskuan një sasi e madhe provash dixhitale si dhe një pistoletë me ajër. I arrestuari do të dërgohet në hetuesin kompetent”, thuhet në njoftimin e policisë greke.

Related Articles

Back to top button