POLITIKËSTAR CHANNEL

“Arrestoi tre liderë të partive kryesore të opozitës”, Berisha sulmon Ramën në Samitin e PPE: E ka kthyer narkoshtetin në makineri të zgjedhjeve

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij sot në samitin e Partive Popullore Evropiane që po mbahet në Valencia të Spanjës.

Reklama në FieriWeb - “SONDAZH QARKU FIER”

Berisha përpara partive popullore akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka arrestuar tre liderë të opozitës, teksa Shqipëria thekson Berisha është kthyer në narko-shtetin e parë të Evropës.

Kryedemokrati i kërkon ndihmë partive simotra që të mposhtin narko-shtetin në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit.

Berisha vuri gjithashtu theksin në fjalën e tij, tek makineria e blerjes së votës nga Partia Socialiste.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sakaq, ai nuk la pa përmendur edhe rastin e Charles McGonigal dhe sipas tij lidhjet me kartelin meksikan të drogës Sinaloan.

Fjala e plotë e Berishës në samitin e PPE, Valencia: 

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

President Weber, zonja dhe zotërinj, së pari dëshiroj të falënderoj ju, z. President, dhe presidentët e EPP për mbështetjen që i kanë dhënë Partisë Demokratike të Shqipërisë me një rezolutë shumë të vlefshme në mbështetje të kauzave të saj të drejta.

Zonja dhe zotërinj, Shqipëria sot është shteti i parë dhe i vetëm narkoshtet në Europë, ku gjithë pushtetet janë në dorën e një njeriu të vetëm.

Siç kanë vërejtur edhe vëzhguesit ndërkombëtarë, përmes një industrie mafioze të blerjes së votës dhe një makinerie masive intimidimi, ai ka vënë nën kontroll të plotë vullnetin e qytetarëve dhe ka kthyer zgjedhjet në një fasadë.

Kryeministri, i cili shfaqet në samite ndërkombëtare me atlete të bardha dhe kryen plaçkitje, sillet në vend si një diktator i mirëfilltë.

Ai kontrollon të gjithë ekonominë. Kontrollon të gjithë median. Në fund, ai bllokoi TikTok-un, duke e bërë vendin të duket njësoj me Kabulin dhe Teheranin.

Si Zayed i Tunizisë, në vit elektoral, ai zgjodhi të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës, vetëm sepse ishin kundërshtarë politikë – dhe pa asnjë, asnjë, asnjë provë kriminale.

Ai u mori mandatin drejtuesve të opozitës. U mori mandatin kryetarëve të bashkive të opozitës, siç është rasti i Fredi Belerit, i cili sot është eurodeputet, sepse arsyeja e vetme ishte që Beleri nuk pranoi t’i jepte tokën që nuk i përket familjes Rama.

Zonja dhe zotërinj, përveç kësaj, diktatori tiranik, narkodiktatori, ka korruptuar shefin e kundërzbulimit të FBI-së, Charles McGonigal, që të punonte kundër opozitës shqiptare.

I dha atij 225,000 dollarë, por ju siguroj që nuk ishte i vetmi që u ble kundër opozitës. Dokumente, mijëra dokumente nga vende partnere, provojnë sot se shteti dhe krimi janë një sipërmarrje e përbashkët në vendin tim.

Në zyrën e kryeministrit, ka një këshilltar me detyrë të koordinojë punën e organizatave kriminale – nga kartelat e Sinaloas në Meksikë, që tani drejtohen nga vëllezër shqiptarë, te bandat brenda vendit.

Sipas Eurostat, nga viti 2014 deri në 2023, 1,099,000 shqiptarë kanë emigruar në zonën Shengen.

Si pasojë, sipas OKB-së, Shqipëria ka sot indeksin më të ulët të lindshmërisë në botë. Përveç kësaj, vendi është një nga eksportuesit kryesorë të krimit në Europë.

Më 11 maj do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Në këto zgjedhje, përveç të gjitha atyre që përmenda më sipër, ai ka bllokuar debatet televizive, ka shpërndarë 100 euro si dhuratë për vota për 800,000 pensionistë, dhe ka dhënë 100 licenca për kultivim kanabisi me moton “Kanabis për Vota”. Ai e ka kthyer narkoshtetin e tij në një makineri zgjedhore.

Por, në një diktaturë, e vetmja mundësi është të mos dorëzohesh, por të luftosh për ta përmbysur atë.

Me ndihmën tuaj, miq të dashur, ju siguroj se Partia Demokratike e Shqipërisë, e cila përmbysi 32 vite më parë diktaturën më staliniste në Europë, do të përmbysë edhe diktaturën e parë dhe të vetme narkotike në Europë, atë të Edi Ramës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button