AKTUALITET

ARRSH, devijim i pjesshëm i trafikut në rrugën Levan-Vlorë, shkak punimet për mirëmbajtje

Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi sot se në vijim të punimeve në kuadër të mirëmbajtjes rrugore, duke filluar nga data 20 shkurt deri në 29 shkurt, do të kryhen punimet për asfaltimin e hyrjeve dhe daljeve në urën e Ferrasit dhe të Vjosës, pjesë e rrugës Levan-Vlorë.

ARRSH bën të ditur se, punimet do të kryhen me devijime të pjesshme të trafikut, një herë në njërën korsi, pastaj në tjetrën, duke sjellë ngushtim të rrugës, por pa bllokuar qarkullimin e mjeteve.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Sipas ARRSH, menaxhimi i trafikut do kryhet sipas planit të përcaktuar. Gjithashtu, kompania e mirëmbajtjes në bashkëpunim me ARRSH dhe Policinë Rrugore kanë marrë të gjitha masat për menaxhimin e trafikut.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

ARRSH kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button