KRONIKË

‘Artemis mbahet peng!’ Prindërit e 19 vjeçares së zhdukur prej 3 vitesh në Greqi kërkojnë ndihmë. Letra anonime dhe dëshmitë e reja (Video)


Pasditen e sotme emisioni investigativ “Pa Gjurmë” në Report Tv solli në fokus historinë misterioze të zhdukjes së 19-vjeçares shqiptare në Greqi, Artemis Vasilis në 2020. Të ftuar në studio prindërit e të resë së bashku me avokatin e familjes dhanë detaje mbi zhdukjen e saj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Tre vite pas zhdukjes misterioze të 19-vjeçares. me origjinë shqiptare në Greqi, Artemis Vasilis, prindërit e saj Jani dhe Sofia Vasilis udhëtuan për të qenë prezent në studion e emisionit “Pa Gjurmë” në Report Tv.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në një intervistë me gazetaren Odeta Dume ata dhanë detaje mbi humbjen e të bijës, ndërsa treguan se 3 muaj para zhdukjes, Artemis ishte larguar sërish nga shtëpia për disa orë pas ndarjes nga i dashuri. Sipas tyre, ditën e 16 tetorit kur vajza humbi gjurmët, Artemismund të jetë takuar me ish të dashurin e saj. Por ky i fundit, refuzon të flasë me prindërit e të resë, edhe pas shumë tentativave të tyre. Dyshimi kryesor për prindërit e 19-vjeçares është pista e një rrëmbimi të mundshëm.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Vajza ishte tip i mbyllur, nuk na kishte sjellë shqetësim. Vetëm pati një lidhje me një djalë shqiptar që ka lindur në Greqi. Ajo ka ikur njëherë nga shtëpia 3 muaj para se të zhdukej përfundimisht. Qëndroi 2-3 orë pa na lajmëruar, ndërsa bëmë denoncim në polici. Kur u kthye, ajo na tregoi se ishte ndarë nga djali me të cilin kishte pasur një lidhje. Dyshojmë se vajzën e kanë rrëmbyer, ajo mund të jetë ngatërruar me disa persona të këqinj. Ndoshta dikush e ka shfrytëzuar, por që të ketë ikur vetë vajza këtë gjë nuk e besojmë. Ish i dashuri i vajzës ka dhënë dëshmi në polici, por kur ne kemi tentuar për të folur me të ai ka refuzuar të flasë”-rrëfyen prindërit e vajzës.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në studion e “Pa Gjurmë” prindërit e 19-vjeçares ishin të shoqëruar edhe nga avokati i familjes, Anastasios Dugas, i cili tregoi se në zyrën e tij kishte mbërritur një letër anonime që tregonte se Artemis mbahej peng nga dy persona. Sipas tij, kjo letër ishte një tentativë për çorientimin e hetimeve në lidhje me zhdukjen e 22-vjeçares.

“Kjo letër anonime që erdhi në zyrën time na tregoi disa vende ku mund të ndodhej vajza. Së bashku me policinë kemi shkuar në këto pika, ndërkohë kjo ka qenë për të na çorientuar kërkimet për Artemisën. Ne kemi bërë edhe një kallëzim për vrasje në polici, ose ajo mbahet peng nga disa persona të panjohur.”- tregoi avokati i familjes Vasilis.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjithashtu pasditen e sotme emisioni “Pa Gjurmë” u lidh edhe me emisionin analog në Greqi “On The Spot”, ku në një lidhje direkte gazetari Nikos Nikoletakis tregoi më tepër detaje mbi zhdukjen e të resë. Ai tregoi se sipas informacioneve jozyrtare të marra nga autoritetet greke, Artemis Vasilis është larguar me dëshirën e saj, ndërsa mund të ketë nisur një lidhje tjetër dashurie.

“Në mënyrë jozyrtare autoritetet na kanë thënë se sipas disa informacioneve Artemis ka shkuar jashtë shtetit, ose ndodhet në Greqi me një shok që nuk do që ta dinë familjarët.”- tha ndër të tjera gazetari grek Nikos Nikoletakis

Kujtojmë se Artemis Vasilis doli mëngjesin e 16 tetorit të vitit 2020 nga shtëpia për një intervistë pune në një dyqan të njohur lodrash në Koropi të Greqisë. Ndonëse u nis me atë qëllim, Artemis nuk mbërriti kurrë në destinacion. Për herë të fundit vajza me origjinë shqiptare është kapur nga kamerat duke shkuar në një stacion autobusi, aty ku është parë nga disa dëshmitarë të cilët kanë treguar se ndodhej në gjendje të rëndë psikologjike. Edhe pas shumë dëshmive të mbërritura, sot 3 vite më pas, ende nuk është zbuluar diçka konkrete për fatin e 19-vjeçares Artemis Vasilis, ndërsa familjarët e saj po përjetojnë që makth që duket se ska fund./shqiptarja.com

Related Articles

Back to top button