POLITIKËSTAR CHANNEL

Asamble e zgjeruar e PS në Roskovec, Belinda Balluku thekson rienergjizimin e strukturave

Asambleja e zgjeruar e Partisë Socialiste është zhvilluar në Roskovec, në prani të Drejtueses Politike të PS për qarkun Fier, Belinda Balluku.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë takimit u bë një analizë e rezultateve të zgjedhjeve të fundit, ndërsa u theksua nevoja për një proces të ri rienergjizimi të strukturave në çdo nivel, me synim përballimin me sukses të sfidave të ardhshme elektorale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në fjalën e saj, Balluku u ndal te rëndësia e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarët dhe vijimit të takimeve në terren në të gjithë qarkun Fier. Ajo theksoi se puna do të fokusohet në dëgjimin e çdo zëri, prezantimin e arritjeve dhe diskutimin e hapur për projektet dhe objektivat e së ardhmes.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas saj, vetëm përmes bashkëpunimit me qytetarët mund të ndërtohet më shumë dhe më mirë për zhvillimin e mëtejshëm të zonës dhe për një rezultat edhe më bindës në zgjedhjet e ardhshme.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button