POLITIKËSTAR CHANNEL

Asambleja e Zgjeruar e PS në Fier, Balluku: Fitorja historike, më shumë se një rezultat zgjedhor

Fier është zhvilluar Asambleja e Zgjeruar e Partia Socialiste e Shqipërisë, ku drejtuesja politike e qarkut, Belinda Balluku, ka theksuar rëndësinë e fitores së arritur në këtë zonë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balluku u shpreh se kjo fitore nuk përfaqëson thjesht një rezultat zgjedhor, por mbi të gjitha besimin e qytetarëve ndaj Partisë Socialiste.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Fitorja historike në qarkun e Fierit nuk është thjesht një rezultat zgjedhor, është besimi i njerëzve, është zëri i çdo qytetari që na ka dhënë forcë për të ecur përpara”, shkruan ajo.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Sipas saj, kjo është vetëm fillimi i një faze të re angazhimi në terren. Në kuadër të Asamblesë së zgjeruar, PS ka nisur një proces riorganizimi dhe rienergjizimi të strukturave, me synimin për të qenë më pranë qytetarëve dhe për të forcuar bashkëpunimin me komunitetin.

Reklama në FieriWeb

Balluku thekson se fokusi do të jetë tek kontakti i përditshëm me qytetarët, dëgjimi i shqetësimeve dhe ndërtimi i një vizioni të përbashkët për të ardhmen.

“Çdo ditë do të jemi në terren, në çdo komunitet, duke dëgjuar me vëmendje, duke kuptuar çdo shqetësim dhe duke ndërtuar së bashku të ardhmen që meritojmë”, përfundon ajo.

Related Articles

Back to top button