Asgjësimi i kanabisit/ Ministri Balla: Përgëzime Policisë së Shtetit! 111 të arrestuar dhe 63 në kërkim
Ministri i Brendshëm Taulant Balla nëpërmjet një postimi në Facebook, ka përgëzuar Policinë e Shtetit për një operacion të kryer në zonat malore të Shkodrës.
Balla shkruan se sapo ka përfunduar një operacion për asgjësimin e kanabisit. Janë arrestuar 111 persona, konstaton Ministri, ku konstaton se 63 janë në kërkim dhe 29 kanë marrë masë sigurie.
Taulant Balla: Policia e Shtetit sapo ka përfunduar një operacion tepër të vështirë nga toka dhe ajri në disa zona malore të Shkodrës, për asgjësimin e mijëra rrënjë kanabis dhe identifikimin e personave të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Deri më tani në shkallë vendi janë asgjësuar 289.357 bimë narkotike canabis sativa (246.357 bimë dhe 41.713 fidanë). Janë identifikuar 202 autorë, nga të cilët 111 të arrestuar, 63 në kërkim, 29 me masë tjetër sigurie. Janë proceduar penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi 114 persona. Përgëzime Policisë së Shtetit!