AKTUALITETBOTAKRONIKË

Atentat 44-vjeçarit shqiptar në Bruksel, mbetet i plagosur rëndë! Dyshohet për hakmarrje


Një 44-vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë nga një atentat që u bë ndaj tij mbrëmjen e së dielës (28 prill) në Bruksel.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Siç shihet edhe nga videot e publikuara në media, një burrë qëllon në drejtim të 44-vjeçarit, i cili po qëndronte në një kafene në shoqërinë e një personi tjetër. Shqiptari aktualisht ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Policia e Brukselit Verior u njoftua për të shtëna në një kafene Joseph Brandstraat në Schaarbeek të dielën në mbrëmje, më 28 prill, rreth orës 22:30”, thotë zëdhënësi i policisë Audrey Dereymaeker.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, gjetën një burrë të plagosur nga të shtënat me armë zjarri. Policia ka njoftuar prokurorinë publike, e cila është takuar me gjyqtarin hetues në vendngjarje”.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kur mbërritën shërbimet e urgjencës e gjetën 44-vjeçari në gjendje shumë të rëndë për jetën. Sipas hetimeve të para, shqiptari është qëlluar me disa plumba në kokë dhe gjoks. Dyshohet se vrasja është kryer për hakmarrje nga një vrasës me pagesë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button