Atentat me armë në Tiranë, vri*et 28-vjeçari, Klajdi Prendi, makina e autorëve gjendet e djegur në Farkë
Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Tiranë ku viktimë ka mbetur 28 vjeçari i identifikuar si Klajdi Prendi.
Sipas të dhënave ndaj tij është qëlluar sapo ka dalë nga lokali në atë zonë autorët e kanë pritur deri sa kanë qëlluar në drejtim të tij.
Po ashtu raportohet se një makinë është gjetur e djegur në Farkë që besohet të jetë e autorëve.
28-vjeçari është mbajtur nën vëzhgim dhe monitorim nga autorët, të cilët kanë pritur momentin kur 28-vjeçari është futur në automjetin e tij G-Class.
Sapo viktima është futur në makinë e kanë qëlluar me armë zjarri me silenciator. Drejt viktimës është qëlluar me disa plumba.
Prendi u transportua në spital në gjendje të rëndë për jetën. Por disa minuta pas ngjarjes i riu humbi jetën në duart e mjekëve si pasojë e plagëve të marra.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në bizneset dhe objektet pranë vendit të ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Rreth 1 orë pas ngjarjes, një automjet me targa të huaja u gjet i djegur në zonën e Farkës.
Dyshohet se makina i përket autorëve të atentatit ndaj 28-vjeçarit.
Ky është atentati i dytë që trondit Tiranën në 4 ditët e fundit. Në 14 nëntor u ekzekutua me një plumb në kokë biznesmeni Eduart Reçi, në sheshpushimin e pallatit pronë të tij.
52-vjeçari u qëllua nga distanca me pushkë me dylbi. Ngjarje kjo ende mister dhe po ashtu grupi hetimor nuk ka një pistë konkrete për motivet.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informancion paraprak
Më datë 19.11.2024, rreth orës 00:36, në rrugën “Xhanfize Keko” , dyshohet se është qëlluar me armë zjarri shtetasi K. P., rreth 30 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore por si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Rreth orës 01:05, në afërsi të Liqenit të Farkës është konstatuar duke u djegur një mjet tip “Audi”.
Një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për zbardhjen e plotë rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.