Atentat me armë zjarri pranë aeroportit të Rinasit, një i vrarë dhe një i plagosur
Një atentat i rëndë me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme pranë aeroportit të Rinasit, ku një person ka mbetur i vrarë dhe një tjetër është plagosur.
Sipas burimeve paraprake, sulmi është kryer ndaj një automjeti të bardhë tip “Benz”, që dyshohet se ishte në pronësi të Elvis Kosovës dhe ishte i blinduar. Autorët kanë qëlluar nga një automjet tjetër në lëvizje, duke shkaktuar përplasjen e armatosur.
Viktima e atentatit dyshohet të jetë Gilmando Dani, i njohur si krahu i djathtë i Emiljano Shullazit, ndërsa i plagosuri tjetër identifikohet si Muçi Shaljani.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve, ndërsa po mblidhen dëshmi dhe prova që mund të ndihmojnë në zbardhjen e motiveve të këtij sulmi të rëndë.




