KRONIKËLAJMI FUNDIT

Atentati me 2 të plagosur/ Kush është vlonjati që iu hodh makina në erë, disa vite më parë tentoi të vriste me granatë dore 3 persona


Janë identifikuar 2 personat që mbetën të plagosur si pasojë e një shpërthimi me tritol në orët e para të mëngjesit të sotëm në kryeqytet.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mësohet se dy personat e plagosur janë shoferi i mjetit ku u vu tritoli, Mikel Harizaj dhe pasagjeri Serini Dumi.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Harizaj rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi në vitin 2009 ka tentuar që të vrasë me granatë dore tre persona.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ai u arrestua vetëm 3 vite më vonë nga Policia, teksa qëndronte te disa miq të tij në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Harizaj rreth orës 23:00 të datës 10 prill 2009, në Selenicë, për motive të dobëta është konfliktuar me tre shtetas në ambientet e një lokali. Menjëherë pas konfliktit, Mikel Harizaj ka dalë nga lokali dhe ka shkuar në makinën e tij, të cilën e kishte të parkuar afër lokalit nga ku ka marrë një granatë dore, me të cilën ka sulmuar shtetasit e mësipërm.

Nga shpërthimi i granatës u plagos rëndë asokohe shtetasi G. A., dhe më lehtë dy të tjerët. Operacioni për kapjen e tij u bë në Tiranë, pasi Mikel Harizaj ndodhej i fshehur te disa persona, me të cilët kishte lidhje shoqërore. Ndaj tij hu ngrit akuza për vrasje të mbetur në tentativë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Duket se pas vuajtjes së dënimit, ndaj Harizajt ka nisur hakmarrja.

Si ai, si 26-vjeçari Dumi, ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Related Articles

Back to top button