KRONIKËSTAR CHANNEL

Atentati me shënjestër Hajrullën, i plagosur edhe shitësi i një dyqani, e kapën plumbat gabimisht

Vlorë – Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, janë plagosur me armë zjarri dy persona. Sipas informacioneve paraprake, shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”, është qëlluar në rrethana ende të paqarta.

Gjatë të shtënave është plagosur edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Të dy të plagosurit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Në vijim të hetimeve, Policia ka lokalizuar pranë fshatit Panaja një automjet të dyshuar si mjetin e përdorur nga autorët, i cili ishte përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit dhe mbledhjen e provave.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Shërbimet policore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Vlorë/ Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:30, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi K. H., rreth 30 vjeç, i cili udhëtonte me një automjet tip “Benz”. Si pasojë e të shtënave, është plagosur me armë zjarri edhe shtetasi A. S., 35 vjeç, i cili ndodhej në afërsi në momentin e ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Të dy personat janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal Vlorë dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Gjatë krehjes së zonës në afërsi të fshatit Panaja, është bërë i mundur lokalizimi i automjetit të dyshuar të përdorur nga autorët, i cili është përfshirë nga flakët. Po punohet për shuarjen e zjarrit.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve të dyshuar.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button