KRONIKË

Atentati ndaj Gentjan Bejtjas, policia: Shoqërohet Valter Bami, në dorën e majtë të tij janë gjetur gjurmë të qitjes me armë zjarri


Valter Bami është shoqëruar në polici, teksa dyshohet si i përfshirë në atentatin në Krujë ku mbeti i vrarë Ramazan Sino dhe dy nipërit e tij, djemtë e Gentjan Bejtjas.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sic njofton policia, në dorën e majtë të Bamit, janë gjetur gjurmë të qitjes me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Rikujtojmë se shënjestër e atentatit ka qenë Bejtja por viktimë mbeti kunati i tij Sino. Plumbat kapën dhe plagosën dhe dy djemtë e Bejtjas, 10 dhe 13 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Njoftimi i policise:

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në vijim të veprimeve hetimore në lidhje me ngjarjen e datës 03.07.2023, ku në fshatin Larushkë, Krujë, në oborrin e banesës së shtetasit G. B., është qëlluar me armë zjarri e si pasojë ka humbur jetën shtetasi R. S. Rreth orës 04:00 të po kësaj date, është shoqëruar shtetasi V. B., 37 vjeç, të cilit i janë marrë faktorët plotësues dhe deklarim në lidhje me ngjarjen e mësipërme e më pas është lënë i lirë, ju informojmë se:

Sot me datë 06.07.2023, bazuar në përgjigjen e aktit të ekspertimit kimik, ka rezultuar se në dorën e majtë të shtetasit V. B., janë konstatuar faktorë plotësues të qitjes me armë zjarri.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Mbi bazën e këtij akti ekspertimi, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka lëshuar sot më datë 06.07.2023, urdhrin e ndalimit për këtë shtetas për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Po sot, rreth orës 20:30, në fshatin Greps, Nikël, është lokalizuar, kapur dhe shoqëruar në ambientet e DVP Tiranë shtetasi V. B., 37 vjeç, banues në Nikël, Fushë Krujë.

Ndërkohë vazhdojnë intensivisht hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes së mësipërme.

Related Articles

Back to top button