AKTUALITETKRONIKË

Atentati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, dënohet me 6 vite heqje lirie Ramazan Rraja, denohen dhe 4 të tjerët


Gjykata e Posaçme në një seancë maratonë ku janë lexuar edhe konkluzionet e mbrojtjes, ka dënuar anëtarët e grupit kriminal që akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja dhe Aleksandër Lahos njohur si “Rrumi i Shijakut” e ku mbeti i vdekur shoferi Andi Maloku.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Burime brenda seancës bënë të ditur një pjesë të vendimit, ku në bashkim të dënimeve, Ramazan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, është dënuar me 6 vite heqje lirie

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Genti Ndërjaku është dënuar me 5.4 vite, Bashkim Haxhia me 4.8 vite, Endrit Sinani me 4.8 vite dhe Julian Pjetri me 4.4 vite.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

SPAK kishte kërkuar dënimin me 43 vite në total për 5 anëtarët e grupit kriminal që siguruan kushte e mjete për të kryer atentatin, por që dënimi konvertohej me zbritjen e 1/3 së tij për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Sipas Prokurorisë së Posaçme këta shtetas nga gushti i vitit 2019 kanë nisur ndjekjen, e Ndojt dhe Lahos dhe kanë siguruar armët dhe mjetet për të kryer vrasjen.

Gjithashtu grupi kriminal, pas dështimit të objektivit, kanë siguruar kushte për të kryer vrasje edhe pas atentatit të 1 nëntorit të 2019.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Për këtë ngjarje është dënuar me burg përjetë Redjan Rraja, nipi i ish-deputetit socialist Rrahman Rraja, dhe me 35 vite burg Ariol Halili.

Related Articles

Back to top button