KRONIKËSTAR CHANNEL

Atentati në autostradën Vlorë-Fier, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 30-vjeçari Kristian Marku – Identifikohet dhe ndalohet një person i përfshirë në atentatin e 13 janarit

Policia e Vlorës ka vijuar hetimet intensive për zbardhjen e vrasjes së shtetasit Kristian Marku alias Kristian Bardhi, e ndodhur më 13 janar 2025. Në kuadër të këtyre hetimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda kanë ndaluar shtetasin E. C., 36 vjeç, banues në Kukës, i dyshuar për sigurimin e automjetit të përdorur për kryerjen e krimit.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore të kryera deri tani, është dokumentuar se automjeti i përdorur nga autori/ët për kryerjen e vrasjes është siguruar nga i ndaluari. Hetimet kanë përfshirë edhe sekuestrimin e provave të rëndësishme që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit/ëve të përfshirë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Juridiksionit të Përgjithshëm në Vlorë, vijojnë veprimet hetimore për të dokumentuar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe për kapjen e autorit/ëve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Policia mbetet e angazhuar në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje dhe fton qytetarët të ndihmojnë me informacione përmes linjave të dedikuara.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button