KRONIKËSTAR CHANNEL

Atentati në Lezhë/ Pronari i biznesit mori tre plumba aksidentalisht, nipi i Nikulajve ishte klient në berberhanen e tij

Personi në foto është Sokol Daci, i riu që mbeti i plagosur me tre plumba gjatë atentatit të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Rrilë të Lezhës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gazetarja Brixhilda Deda raporton se Sokol Daci ndodhej në biznesin e tij në momentin e atentatit, ndërsa në berberhane ka qenë duke u qethur edhe shënjestra e atentatit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ende nuk duhet identiteti i shënjestrës, ndërsa mësohet se është nipi i Nikulajve dhe ka marrë një plumb nga të shtënat me armë. Po ashtu dyshohet se prezent ka qenë dhe një punonjës policie.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Rezulton se Daci është plagosur aksidentalisht, ndërsa ndodhet në Spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë pas një operacioni të vështirë.

Reklama në FieriWeb

Rreth atentatorëve nuk ka ende asgjë gjurmë, ndonëse policia që prej mbrëmjes së të dielës ka ngritur pika kontrolli dhe po kryejnë krehjen e zonës, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Related Articles

Back to top button