KRONIKËSTAR CHANNEL

Atentati tragjik ndaj Vladimir Topjanës, ja cila ishte arsyeja e sherrit me bashkatdhetarin

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me vrasjen e 43-vjeçarit shqiptar Vladimir Topjana, që u vra mbrëmjen e 6 prillit teksa kishte dalë me djalin e tij 17 vjeç për ta parë ndeshjen Roma-Juventus të Serisë A, pas sherrit që pati në një lokal me një bashkëatdhetar të tij.

Mediat e vendit fqinj raportojnë se Topjana dyshohet se është ekzekutuar nga ana e Roger Shotës, 34 vjeç dhe motivi mendohet se ka lidhje për çështje pronash. Autori, që jeton me familje në Itali, natën e ngjarjes ka qenë i shoqëruar nga babai i tij, Pren Shota, 66 vjeç, që gjithashtu është vënë në pranga.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

43-vjeçari Topjana ka qenë duke folur me një të afërm në parkimin e makinave, kur pranë tij ka arritur një makinë e bardhë. Ata kanë debatuar ashpër me viktimën, derisa njëri doli nga makina, nxori armën dhe e qëlloi Vladimir Topjanën.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Autori Roger Shota tentoi që të arratiset me makinë, por se më vonë u arrestua nga policia. Brenda në makinë u gjet arma e krimit, një Beretta 7.65 e cila ishte vjedhur në gusht 2024 në Ravena. Viktima Topjana jetonte e punonte si shofer në shtetin italian.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button