Audi rrëshqet nga lagështira dhe përplaset në rrethrrotullimin e “Sharrës” në Fier
Një tjetër aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit, ku një automjet tip Audi ka rrëshqitur si pasojë e lagështirës së krijuar nga reshjet e shiut dhe është përplasur në rrethrrotullimin e njohur si “Sharra”.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin për shkak të rrugës së lagësht, duke bërë që automjeti të dalë nga trajektorja dhe të përfundojë në rrethrrotullim.
Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, të cilat po menaxhojnë situatën dhe po kryejnë veprimet procedurale. Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.
Reshjet e shiut që po bien në këto momente në Fier kanë vështirësuar qarkullimin, ndaj autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar në rrugë.




