KRONIKËSTAR CHANNEL

‘Audi SQ8’ dhe ‘BMW’ të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri/ Procedohen penalisht dy persona, sekuestrohen mjetet

Dy persona janë proceduar penalisht në pasi dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen, 2 automjetet e vjedhura në Gjermani dhe në Zvicër.

Policia e Tiranës ka sekuestruar edhe dy automjetet, një ‘Audi SQ8’ dhe një ‘BMW’ me vlerë 120 mijë euro.

Reklama në FieriWeb - “”

Njoftimi:

Tiranë

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Vijon operacioni i koduar “Stolen line”. Sekuestrohen 2 automjete të tjera, tip “Audi SQ8” dhe “BMW”, me vlerë 120 000 euro, të vjedhura jashtë shtetit dhe të trafikuara në Shqipëri.

Identifikohen dhe procedohen penalisht 2 shtetasit që dyshohet se kanë trafikuar në Shqipëri, me qëllim shitjen, 2 automjetet e vjedhura në Gjermani dhe në Zvicër.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Si rezultat i punës hetimore dhe operacionale, kryer në vijim të operacionit “Stolen line”, me objektiv goditjen e rasteve të trafikimit në Shqipëri, të automjeteve të vjedhura jashtë shtetit, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme goditën 2 raste të tjera të kësaj veprimtarie kriminale.

Në vijim të veprimeve procedurale:
-u sekuestrua 1 automjet tip “Audi SQ8”, me vlerë rreth 70 000 euro, i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Gjermani. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin H. P., 29 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen;
-u sekuestrua 1 automjet tip “BMW”, me vlerë rreth 50 000 euro , i cili nga verifikimet rezultoi i vjedhur në Zvicër. Për këtë rast nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 50 vjeç, i cili dyshohet se ka sjellë automjetin, në Shqipëri, me qëllim shitjen.

Reklama në FieriWeb

Operacioni “Stolen Line” vijon.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button