KRONIKËSTAR CHANNEL

Automjet përfshihet nga flakët në kthesën e Marinzës, në aksin Fier–Roskovec

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si kthesa e Marinzës. Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke shkaktuar panik tek drejtuesit e mjeteve që udhëtonin në atë moment.

Sipas raportimeve paraprake, automjeti është djegur plotësisht, ndërsa fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar. Shërbimi zjarrfikës mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe bëri të mundur fikjen e flakëve.

Reklama në FieriWeb - “”

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt teknik në mjet, por grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Qarkullimi në këtë segment u bllokua për pak minuta, por më pas u rikthye normalisht.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button