AKTUALITETKRONIKË
Autori i dyshuar i veshur me antiplumb/ Vrau efektivin në Fier, ‘blindohet’ gjykata e Fierit (VIDEO)
Në masa të shtuara sigurie ka mbërritur ne gjykatën e shkallës së parë në Fier 23 vjeçari Azgan Mërnica i cili ka qëlluar për vdekje me një plumë në kokë policin e forcave shqiponja Novruz Cenaliaj.
Menjëher pas ngjarjes Cenaliaj është larguar nga vendngjarja dhe ne ndjekje te tij janë vënë për 3 ditë me radhë forca të shumta policie dhe ato të Reneas por pa mundur ta ndalojnë, derisa mbrëmjen e dates 15 familjarët kanë negociuar me policinë dhe kanë bër dorëzimin e autorit në ambientet e drejtorise së policisë në Fier.
Togat e zeza nën drejtimin e gjyqetares Dajana Ndrea dhe prokuror Denis Hyka do të marin sot masën e vlerësimit për autorin Azgan Mërnica i cili përfaqësohet nga avokati Xhevair Morina