AKTUALITETKRONIKË

Autori me origjinë nga Fieri. Vrasja e çiftit të moshuar në Dropull, Policia gjen 50 mln lekë në banesë. Krimi për t’i grabitur, autori shleu disa borxhe financiare


Zbulohen detaje të reja nga vrasja e çiftit të moshuar në fshatin Dropull të Gjirokastrës, ku Kosta dhe Kleoniqi Ilia, u gjetën të masakruar në ambjentet e shtëpisë së tyre.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjatë kryerjes së veprimeve hetimore, grupi i hetimit ka gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 50 milion lekë të vjetra në banesën e çiftit të moshuar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Kjo shumë lekësh nuk është arritur të gjendet nga autori i krimit, megjithëse ai gjatë kontrollit në banesë, kishte arritur të zbulonte një sasi lekesh ende të papërcaktuara në banesën e dy të moshuarve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shuma prej 50 milion lekë të vjetra sipas grupit hetimor ishte mbledhur nga pensioni që dy të moshuarit mernin çdo muaj nga Shteti Shqiptar dhe Shteti Grek.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Aktualisht kjo sasi parash është mbyllur në llogarinë e prokurorisë, pranë një banke të nivelit të dytë në Shqipëri.

Ndërkohë hetimet kanë vijuar ndaj personit të arrestuar Thoma Mastora, i cili është me origjinë nga Semani i Fierit, por prej vitesh jetonte në Dropull, pasi ishte martuar në këtë fshat.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Edhe pse është arrestuar dhe akuzuar nga policia për një vrasje të dyfishtë, sërisht Thoma Mastora, vijon të mos pranojë autorësinë e krimit të rëndë.

Ai ka treguar se nuk ka lidhje me krimin ndaj të moshuarve, duke pretenduar se kishte respect të veçantë për Kosta dhe Kleoniqi Ilian.

Sipas tij, ai në dhjetëra raste i ka shërbyer kundrejt pagesës por edhe pa pagesë dy të moshuarve, duke i çarë drutë e shtëpisë, krastitur degët e rrushit, punuar oborrin e shumë punë të tjera që dy të mushuarit nuk ishin në gjëndje ti bënin vetë.

Por dyshimet e policisë Gjirokastër ranë mbi Thoma Mastora, pasi në tavolin e shtëpisë së dy të moshuarve u gjend një gotë raki dhe një vilxhan kafeje.

Pas analizimit të gjurmëve biologjike, rezultoi se rakia dhe kafja ishte konsumuar nga banori i fshatit, Thoma Mastora.
Më tej ky i fundit ja vijuar në vrasjen e dy të moshuarve.

Teksa ka kryer krimin ai ka marë një sasi lekësh që ka gjendur në banesë dhe ëështë larguar, duke mos dalë nga dera kryesore por nga rrethimi me tel-kafaz.

Dhe mandej përmes oborrit të komshiut ka dalë në rrugë.

Policia gjeti njolla gjaku në rrobat dhe banesën e Mastora, por ato rezultuan se ishin njolla gjaku të një kafshe që kishte therur në oborr, autori i dyshuar i krimit.

Ndërkohë informacionet operative të mbledhura nga policia e Gjirokastrës, flasin se gjatë këtyre ditëve Thoma Mastora, ka shlyer disa borxhe financiare që ka pasur tek persona të tjerë të zonës, çka ngre dyshime të forta se krimi i rëndë mund të jetë kryer prej tij.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button