AKTUALITETSTAR CHANNEL

Autoriteti i Konkurrencës ndëshkon kartelin e grumbulluesve të fruta-perimeve: Çmime të diktuara dhe abuzim ndaj fermerëve

Autoriteti i Konkurrencës ka përfunduar vlerësimin e praktikave në tregun e grumbullimit dhe shitjes me shumicë të fruta-perimeve në qarqet Tiranë, Elbasan, Berat, Fier dhe Korçë, pas një procedure të thelluar hetimore që zgjati gati dy vite.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në mbledhjen e datës 26 nëntor 2025, Komisioni i Konkurrencës miratoi vendimet nr. 1234–1239, duke konstatuar se një grup ndërmarrjesh grumbulluese kanë bashkërenduar çmimet e blerjes gjatë sezoneve, në dëm të fermerëve dhe të funksionimit normal të tregut.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas vendimit, ndërmarrjet Omer Fruit SHPK, Nedrete Arapi PF, Besim Thaqi PF, Morina Grup SHPK, Fruit-To-Zela SHPK dhe Roland-2012 SHPK kanë diktuar çmimet e blerjes dhe kanë aplikuar mark-up shumë të lartë, deri në 115%, duke shfrytëzuar fuqinë e tyre negociuese ndaj fermerëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Kjo sjellje është cilësuar si marrëveshje e ndaluar, në shkelje të nenit 4 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”, dhe është konsideruar shkelje e rëndë, për të cilën Komisioni ka vendosur gjoba deri në 0.15% të xhiros vjetore të vitit financiar paraardhës.

Reklama në FieriWeb

Pse ky vendim është i rëndësishëm për fermerët

Hetimi tregoi se fermerët përballeshin me:

  • çmime të diktuara dhe të koordinuara,
  • mungesë reale negociimi,
  • varësi nga një numër i kufizuar blerësish,
  • presione për ulje çmimesh,
  • dhe vonesa në pagesa.

Vendimi i Autoritetit të Konkurrencës synon të forcojë pozitat e fermerëve, duke krijuar kushte për:

  • çmime më të drejta dhe transparente,
  • konkurrencë të ndershme mes grumbulluesve,
  • zgjedhje reale për fermerët,
  • marrëdhënie kontraktuale më të balancuara,
  • dhe frenimin e skemave të koordinuara që dëmtojnë tregun kombëtar.

Edhe pse ndëshkimi prek 6 ndërmarrje, efekti i vendimit shtrihet në të gjithë tregun e fruta-perimeve, duke vendosur standarde të reja transparence dhe disipline.

Masa korrigjuese dhe monitorim

Komisioni ka urdhëruar ndërmarrjet e gjobitura që:

  • të afishojnë në mënyrë të dukshme çmimet aktuale të produkteve që grumbullojnë,
  • të jenë nën monitorim për 1 vit nga Autoriteti i Konkurrencës.

Rekomandime për institucionet shtetërore

Me vendimin nr. 1240, Komisioni i Konkurrencës i ka rekomanduar Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural masa për reformimin e tregut, përfshirë:

  • reduktimin e informalitetit,
  • përmirësimin e kuadrit ligjor sipas standardeve të BE-së,
  • krijimin e një platforme kombëtare online të çmimeve (bursë agro-ushqimore),
  • kontrata të detyrueshme dhe të standardizuara,
  • si dhe transpozimin e Direktivës së BE për praktikat tregtare të padrejta (UTP).

Autoriteti i Konkurrencës thekson se ky vendim përbën një ndërhyrje strukturore me impakt të drejtpërdrejtë në zinxhirin ushqimor, duke dhënë një sinjal të qartë se mbrojtja e fermerëve dhe konkurrenca e ndershme janë prioritet kombëtar.

Related Articles

Back to top button