AKTUALITETARSIMIEKONOMI

Avantazhet e shkollave profesionale, mundësitë të reja për studentët pa mesatare në tregun e punës


Çdo maturant që nuk e ka mesataren e lartë si mundësi zgjedhje kanë shkollat profesionale. Pedagogu Piro Prifti thotë se këto programe janë një mundësi e mirë për të ardhmen edhe për faktin se ka kërkesë të lartë për fuqi punëtore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Prifti shpreh shqetësimin e tij për mungesën të nxënësve në shkollat profesionale dy vjeçare, megjithëse ai vlerëson se programet profesionale kanë avantazhe të shumta.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Vijnë pak studentë për programoret dy vjecare mbi gjimnazin. Kanë qejf që të bëjnë bachelorin në fillim, por kjo ka një avantazh se nuk ka kufizim të notës, pasi mund të futen edhe ata që nuk kanë marrë nota ë larta. Ua sugjeroj të futen në pogromet profesionale, sepse mund të punësohen shumë kollaj në tregun e punës.”

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Një problem që e shqetëson profesorin është se studentët e këtyre programeve nuk mund të punojnë në institucionet publike, gjë që duhet të zgjidhet nga një ndërhyrje administrative.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

“Ka një problem që e pengon, sepse në organigramën që ka ministria, një pjesë e programeve profesionale nuk është futur dhe nuk janë futur në institucionet përkatëse. Është një problem administrativ që duhet zgjidhur.”

Gjithsesi nga e hëna nis procesi për regjistrimin në universiteteve fillimisht me pagesën e faturës 2 mijë lekë e më tej pas datës 29 me përzgjedhjen e degëve. 

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button