POLITIKËSTAR CHANNEL
Avokati Spartak Ngjela: Zgjedhjet e Majit i fiton Edi Rama

Avokati Spartak Ngjela teksa bën një analizë për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, thotë se Rama duket i qetë drejt fitores sē mandatit të katërt.
Avokat Ngjela ngriti pyetjen sesi mund t’i fitojë zgjedhjet një njeri i shpallur “non grata” nga Amerika?
”Rama e sheh të sigurt fitoren dhe nuk shqetësohet. E shoh nga forma e fjalimit, nuk shqetësohen se i dinë sondazhet dhe e shohin se janë mirë, se kur kishte konkurrencë ishin më të tmerrshëm këta. Po si mund të fitojë zgjedhjet në Shqipëri kryetari i një partie që është “non grata” në Amerikë?! Ky është nonsens, si mund të thuash një plus një barazi me zero, kur bëjnë dy, kështu janë këta”, përfundoi Ngjela për Report TV