AKTUALITETKRONIKË

Balla: Asnjë tolerancë për ata që shkelin perimetrin e sigurisë në bregdet

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla reagoi sot për mjetet ujore që shkelin perimetrin e sigurisë. Balla ndau disa pamje ku tregohet se disa të rinj përdorin mjete ujore brenda perimetrit të sigurisë në bregdet.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Skena si këto më poshtë do të marrin ndërshkime maksimale dhe nuk duhet mjaftuar me masa administrative apo bllokim mjeti”, theksoi Balla.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Policia e Shtetit duhet që autorët t’i kallëzojë penalisht për rrezikim të jetës së personave të tjerë. Kush shkel perimetrin e sigurisë në bregdet, duhet ta dijë se nuk mund të ketë asnjë tolerancë”, nënvizoi më tej ministri Balla.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Policia e Shtetit bllokoi dy mjete ujore Jet Ski, pasi kryenin lëvizje të rrezikshme, duke cenuar sigurinë e pushuesve në plazhet e Ksamilit dhe Shëngjinit.

Reklama në FieriWeb

Në Shëngjin dhe në Ksamil u bllokuan 2 prej mjeteve lundruese Jet Ski dhe drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative: 110000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Ksamil, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar dhe për mungesë të dokumentacionit; 100 000 lekë, drejtuesin e një mjeti ujor në Shëngjin, për lundrim jashtë zonës së përcaktuar.

Related Articles

Back to top button